Kombinimi i dy llojeve të ndryshme të vaksinave anti Covid/ Sulçebe: Jep më shumë efekte anësore
26/05/2021 22:11
Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më shumë efekte anësore, thotë mjeku Genc Sulçebe.
“Nuk është problem kombinimi i vaksinave. Për shembull, ai që ka bërë një AstraZeneca, mund të bëjë dozën e dytë Pfizer, por jep më shumë efekte anësore”, shpjegon Sulçebe në “Open”.
Doktori i Shkencave thekson se “vaksina është shërimi i sëmundjes”.
“Vaksina është mjekimi, është zgjidhja, jo parandalimi. Vaksina është e domosdoshme, ajo do ta zgjidhë problemin. Qytetarët të mos pyesin, të bëjnë cilëndo vaksinë që i ofrohet. Të jenë të kujdesshëm në periudhën midis dy dozave. Kush kujton se mbrohet pas dozës së parë, rrezikon të infektohet”.
Top Channel