22/12 22:51
Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.
Në edicionin e lajmeve të orës 12: 00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.
Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor.
Top Channel