Në pritje të pasaportës së gjelbër/ Jo të gjitha të dhënat janë hedhur në kohë në E-Albania

25/05/2021 20:09

Ndonëse procesi i vaksinimit po ecën normalisht tanimë me mbërritjen edhe të vaksinave që mungonin qytetarët tanimë sorollaten për pasaportën e gjelbër e cila nuk u ka dalë edhe pse e kanë marrë dozën e dytë të vaskinës. Në sheshin Skënderbej gjetëm këtë çift të moshuarish.

Të dy të moshuarit kanë bërë vaksinën kineze , por nuk e kanë mësuar që aplikimi i kësaj vaksine nuk u mundëson lëvizjen drejt vendeve të BE pasi nuk është miratuar edhe nga Agjensia europiane e Barnave .

Por ky çift të moshuarish nuk janë rasti i vetëm pasi janë të shumtë qytetarët të cilën prej kohësh kanë marrë të dy dozat e vaksinave por pasaporta e gjelbër nuk u del në e Albania pasi nuk i kanë kaluara të dhënat . Ndërkohë që ka të tjerë që janë pajisur me pasaportë brenda 48 orësh nga aplikimi i dozës së dytë të vaksinës .

Ndërsa për të udhëtar drejt vendeve të BE aktualisht kërkohet të jesh vaksinuara me vaksina të njohura nga Ema si Pfizer , Astrazenca ,Moderna ,Johnson and Johnson .Në Shqipëri janë aplikuar vetëm Pfizer dhe Astrazaneca.

Por ,mund të udhëtohet me tampon të bërë 72 orë para nisjes drejt destinacionit të kërkuar .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA