“Forumi me pankarta rri si dekor”/ Kadilli ashpërson tonet: Ka gra pasionante pas kryetarit, që nuk sjellin çështjet e grave në parti!

25/05/2021 12:36

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një komunikim me mediet, shprehet se pas humbjes së PD nën drejtimin e Bashës, ai që humbet është qytetari i thjeshtë demokrat, por jo vetëm, i cili është i detyruar të durojë, sipas tij, dhunën e këtij pushteti abuzues.

Po ashtu Kadilli theksoi se sot në kohën e dixhitalizimit, PD ka ende një forum që mban pankarta dhe rri si dekor pas kryetarit, ndërsa shtoi se ka ende gra pasiononte pas kryetarit dhe jo gra që merren me çështjet e grave dhe që t’i sjellin ato në parti.

Kauza me të cilën do ia merrni votën demokratëve?

Kadilli: Me komunikim. Dua t’i kujtoj demokratëve të thjeshtë se ata që mblidhen në sallë janë politikanë karriere dhe ne nuk e ndjejmë shumë të qenit në pushtet apo opozitë. Edhe në opozitë punët tona i kemi shumë në rregull.

Por qytetari i thjeshtë që na ka votuar do vuajë dhunën e këtij pushteti abuzues që ka emrin Rama, por përmbledh çdo gjë të keqe që ka prodhuar shoqëria sot.

Nuk i kam bërë llogaritë me asnjë person në krahun tim, por me atë demokratin e thjeshtë që abuzohet. Qytetari është i braktisur dhe unë do t’i kthej lirinë.

Sot në kohën e dixhitalizimit ne akoma kemi një forum që mban pankarta dhe rri si dekor pas kryetarit, gra pasiononte pas kryetarit dhe jo gra që merren me çështjet e grave dhe që sjellin çështjet e grave në parti.

Megjithëse mbledhim shumë veta në shesh, nuk fitojmë dot sepse ne mbledhim partinë tonë dhe jo qytetarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA