Dialogu me Serbinë pa SHBA? Haradinaj i shqetësuar pas takimit me Kurtin: Prish bilancin e interesave të Kosovës

25/05/2021 20:05

Kur ishte në opozitë, Albin Kurti refuzonte çdo ftesë të qeverive për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Por, kur mori drejtimin e qeverisë dhe me thirrjet për unitet politik, siç kishin ftuar edhe kryeministrat e kaluar, Kurti e nisi ditën e parë të javës me takimet me drejtuesit e partive opozitare.

I pari në këtë takim ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu shqetësimet për mospërfshirjen e SHBA-ve në dialog dhe paqartësi rreth agjendës.

Mospërfshirja e SHBA-ve në dialog, sipas Haradinajt e prish bilancin e interesave të Kosovës.
Haradinaj poashtu nuk po pajtohet edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajcak, duke thënë se është nivel i ulët i përfaqësimit.

Në komunikatën për media lidhur me takimin, Qeveria nuk ka treguar nëse do të kërkojë përfshirjen e SHBA-ve në dialog. Derisa shkurtë është thënë se për çështjet e interesit nacional do të konsultohet me partitë politike.

Të mërkurën nga ora 11:00 Kurti do të takohet edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa ftesën e ka refuzuar ai i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA