24 vjeçarja bie për vdekje nga festa e tejmbushur në tarracën e ndërtesës në New York (fotot)

25/05/2021 15:51

Një punonjëse finance ka rënë për vdekje gjatë një feste te nxitur nga alkooli në ora 03.00 të mëngjesit në East Village në New York, teksa përpipej të kalonte nga tarraca ku po festohej në një ndërtesë ngjitur.

24 vjeçarja Cameron Perrelli, po festonte ne verandën e një apartamenti të saporinovuar, kur humbi ekuilbrin e saj dhe ra nga kati i shtatë, tha policia.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Bellevue Hospital aty pranë po nuk arriti të mbijetojë.

Familja e tronditur e Perrelli thotë se ka dëgjuar disa versione kontradiktore për ngjarjen.

“Kemi dëgjuar tre variante”, thotë xhaxhai i saj Michael Perrelli. “I pari se po kalonte nga një ndërtesë në tjetrën, i dyti ishte se po ecte mbi një tub të ajrit të kondicionuar, dhe i tretë që ishte dikush tha se thjesht ka rëshkitur.

Babai i saj Louis Perrelli tha se ishte i shqetësuar të dëgjonte shpesh për festa ilegale në zonën ku banon.

“Ajo nuk e kishte zakon të rrezikonte kështu. Ishte një person paqebërës, nje person i mirë”.

Zyrtarët thonin se zona në fjalë është problematike për festat ilegale të orëve të vona, me numra të mëdhenj njerëzish që kalojnë limitet e banorëve të lejuar, dhe me zbavitjet karakteristike të zonës, duke kaluar nga një çati në tjetrën. Kjo e fundit prej vendosjes së ndërtesave të shumta ngjitur me njëra-tjetrën.

Këshilltarja bashkiaku Carlina Rivera tha se kishte dëgjuar shpesh për festat ilegale në apartamentet e tarracave me numra të mëdhenj njerëzish, dhe u zotua se do të punohet që banorët të mos thyejnë kodet e ndotjes akustike, me anë të mbikqyrjes së tyre rigoroze.

“Kjo tragjedi tregon sesa të rrezikshme e të pamenaxheushme janë bërë festat e tarracave në New York, të cilat shpesh nuk kanë siguri, mbrojtje apo monitorim nga autoritetet”, tha Rivera për rrjetin ABC7 New York.

Viktima Perrelli, me origjinë nga Connecticut, ishte vendosur në New York City në 2019 për të punuar me kompaninë e financave Third Bridge Group.

FOTO GALERI
1/7
24 vjeçarja Cameron Perrelli, po festonte ne verandën e një apartamenti të saporinovuar, kur humbi ekuilbrin e saj dhe ra nga kati i shtatë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA