“Basha s’e çon dot PD në fitore”/ Shehaj: Në 13 qershor vendosim nëse do të fitojmë, apo humbim në zgjedhjet e tjera!

24/05/2021 18:35

Agron Shehaj tashmë zyrtarisht një prej kandidatëve për kryetar të PD në një konferencë për shtyp sot tha se në 13 qershor “Nuk do të vendosin për kryetarin e ri, por nëse do të fitojnë apo humbin në zgjedhjet e tjera”.

Një nga gjërat që do të bëjë Shehaj tha se është hapja ne partisë ndaj të vjetërve dhe të rinjve.

“Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD duhet hapur PD ndaj të gjithëve të vjetërve dhe të rinjve. Vendimet duhen marrë nga anëtarë të Pd. Votimi i listës për kandidatë të Pd nga anaëtarë me parimin një anëtar një votë, një votim të vërtetë, jo duke pyetur anëtarët kë s’doni po kë doni. ata që do marrin më shumë vota do të jenë në listën e kandidatëve”, tha ai.

I pyetur nëse po garojnë në kushte të barabartë duke qenë se Basha nuk dha dorëheqjen ai tha “jo”. po garoni në kushte të pabarabarta?

“S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta”, tha ai.

Agron Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.

“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Top Channel