Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Vlorës.

Top Channel ka mësuar se është djegur automjeti tip Ford me targa AA 218 EC i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

Dyshohet se makina ka marrë flakë nga shkëndija elektrike, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

Kryefamiljarja ka treguar momentin e rënies së zjarrit tek makina e djalit të saj. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

Së bashku me këtë ka marrë flakë dhe një tjetër makinë e cila ishte parkuar ne oborrin e banesës. Familjarët shprehen qe nuk kanë pasur asnjë konflikt apo diçka të tillë.

“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA