Popullsia po zvogëlohet ritme shqetësuese, jo vetëm prej emigracionit të vazhdueshëm, por edhe nga lindjet e pakta.
Nëse vazhdohet me këto ritme, sipas OKB-së, popullsia e Shqipërisë në vitin 2100, do të jetë 860 mijë banorë, pra gati e njëjtë me atë të viteve 1900, ose thënë ndryshe, kthim mbrapa me 2 shekuj.
“Vështirësia ekonomike është e para. Pastaj, ka të rinj që duan të jenë të lirshëm, nuk duan të mbajnë përgjegjësi, të mos angazhohen me fëmijët. Të edukosh një fëmijë është një punë shumë e madhe“, shprehet qytetarja.
“Fshati ka qenë prodhues. Ne e morëm fshatin dhe e sollëm këtu. Në fshat nuk ka njeri, edhe të ushqehemi, edhe të riprodhojmë njerëzimin“, thotë një qytetar.
“Rritet fëmija i parë, pyesin prindërit, po si do t’ia bëjmë t’i blejmë një shtëpi, pasi mundësitë nuk janë. Ka shumë padrejtësi në vendin tonë. Edhe ai që është i shkolluar, i mirë, mendon: ja e mbarova shkollën, dola mirë, a do të gjej dot punë, a ka siguri?” thotë një tjetër qytetar.
“Kanë siguri, që ç’ke me të. Unë vetë kam tre djem. Edhe ata kanë krijuar familje të mëdha. I madhi ka 4 vajza do të lindë prapë, se e do një djalë“, tregon një zonjë.
Politikat për bonusin financiar për çdo bebe të lindur, duket se nuk po japin rezultatet e pritura. Referuar INSTAT-it, në 3 muajt e parë të këtij viti lindjet ranë me 5, ndërsa u regjistruar 55% më shumë, sigurisht, ndikuar edhe nga pandemia.
Top Channel