Mandatet në qarkun Berat, 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Demokratike nuk ndryshojnë.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi tabelën e re përmbledhëse pas rinumërimit të 114 kutive edhe pse opozita kundërshtoi sërish rezultatin.
Lëvizja Socialiate për Integrim nuk arriti të gjejë në kutitë e Beratit 77 votat e duhura pë marrjen e mandatit të saj të parë parlamentar në këtë qark.
Rinumerimi i 114 kutive nuk prodhoi ndryshim të rezultatit ndërkohë ajo që lëvizi ishte diferenca mes PS dhe LSI që shkoi me 58 vota.
Për dy dite me radhë salla e mbledhjeve e KQZ u shndërrua në një qendër numërimi votash. Procesi shkoi i qetë, por sapo kutitë u mbyllën demokratët denoncuan kërcenimin me jetë të vëzhguesve të tyre.
Përfaqësuesi i PD Marash Logu – sot dhe ditën e djeshme në tavolinën numër 3 shtetasja Joana melengu vëzhguese e PS dhe kryetare e njësisë nr dy e Partisë Socialiste Berat e ka kërcënuar me fjalët do ta pres gjuhën kur të dalësh jashtë, vëzhguesit të PD
Rusmali- mos bëni politik ketu.
Realtori Cefa- Zoti Logu këtu nuk lejohen deklarata politike. Kërkoni pamjet dhe çojeni në prokurori.
Berati nuk është qarku i vetëm ku opozita LSI kërkon ndryshim mandati në tryezë. Ajo ka kërkuar hapje të kutive edhe në Durres ku pretendon se i është hequr padrejtësisht një mandat.
Të hënën KAS njoftoi se do vijohet procesi për Durrësin.
Top Channel