Veprimet e mëposhtme mund t’i bëni çdo mbrëmje, përpara gjumit dhe do ju ndihmojnë jo vetëm të flini dhe do të ndiheni mirë por edhe do të merrni hapa të rëndësishëm drejt mirëmbajtjes së fizikut.

Fike Telefonin
Minimizimi i ekspozimit ndaj dritës së ekranit të telefonit, tabletit, kompjuterit apo televizorit është hapi më i rëndësishëm drejt një gjumi të mirë. Sipas ekspertëve, mjaftojnë vetëm 2 orë ekspozim ndaj dritës së ekranit të këtyre pajisjeve që nivelet e melatoninës, hormonit të gjumit, të bien me 23 përqind. Melatonina ka rëndësi sepse mungesa e saj prish cilësinë e gjumit dhe për pasojë rrit rrezikun e mbipeshës dhe diabetit. Me fjalë të tjera, Instagrami po të lë pa gjumë dhe do të të shëndoshë.

Ha Herët
Vakti i fundit, pra darka, duhet ngrënë herët dhe duhet të jetë e lehtë nëse dëshironi të shmangni shtimin në peshë. Gjithçka ka të bëjë me insulinën e cila është më efikase në mëngjes. Insulina është një hormon që nxit muskujt dhe qelizat yndyrore të përthithin sheqerin nga gjaku dhe ta kthejnë atë ose në energji ose ta ruajnë si depozitë dhjamore.

Duke qenë se insulina është më efikase në mëngjes, nëse ti ha një darkë të rëndë, gjasat janë që do të shtoni më shumë depozitat dhjamore. Ndaj darka duhet ngrënë sa më herët aq më mirë. Nëse ju merr uria më vonë gjatë natës hani diçka me proteinë, siç është veza e zier.

Stimuloje Mendjen
Nëse bie pre e mërzisë së përditshmërisë, gjasat janë që do të kesh nevojë të hash më shumë dhe rrjedhimisht të shëndoshes. Ekspertët sugjerojnë që mënyra më e mirë për të luftuar mërzinë është stimulimi i mendjes. Me fjalë të tjera, lexo një libër, shkruaj ditar, bëj një banjë dhe dëgjo podkaste, ose materiale shpjeguese audio të tematikave nga më të ndryshmet.

Mos Pi Alkol
Alkoli prish jo vetëm cilësinë e gjumit por edhe të mpin shqisat e të nxit urinë. Askujt nuk i shkon mendja të hajë shëndetshëm pasi ka pirë disa gota alkol, ndaj në vend të tij pini një çaj.

Një Këshillë të Fundit
Nëse ju mbani temperaturë disi të ftohtë në dhomën tuaj të gjumit do të ndihmoni veten në misionin për dobësim./AgroWeb

Top Channel