I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku harron të shkruaj diagnozën në regjistër dhe mjeku ligjor e nxjerrë me dëmtime të lehta.

Duke ulur kështu kujdesin në shtëpi nga 40 në 9 ditë. Nëna ka hapur një proces gjyqësor ku kërkon dëmshpërblim për atë që i ka ndodhur djalit, por ka parë shumë parregullsi gjatë këtij procesi, ndaj u ankua në Fiks Fare.

Fiksi intervistoi nënën tek vendi ku ka ndodhur ngjarja. Shumë pranë stacionit të autobusit në rrugën që të çon në Kamëz nëna tregon se djali ishte vetëm një hap në rrugë, pranë me trotuarin kur është përplasur nga një motor. Ajo ankohet se nuk janë pasqyruar të gjitha dëmtimet që ka marrë i biri nga aksidenti edhe e gjithë kjo situatë i është dukur shumë e dyshimtë.

Në dhjetor të vitit të kaluar djali 10 vjeç përplaset nga një motor. Ai ishte duke qëndruar në buze të trotuarit dhe rrugës por u godit nga motori pasi ky i fundit u mundua të shmang goditjen e një tjetër fëmije qe u fut në rrugë.
Me kamera të fshehtë nëna u paraqit pranë Spitalit Ushtarak pranë zyrës së kartotekës. Specialisti i thotë se as në regjistër dhe as në kartelën ditore nuk është pasqyruar raporti 4 javë që i është dhënë djalit dhe nuk ka asnjë shënim tjetër në kartelë përveç ekos abdominale. Thyerja e klavikulës nuk është pasqyruar fare.

Nëna gjithashtu ka në dorë edhe ekspertizën mjeko -ligjore, mjeku i së cilës citon se djali ka dëmtim të indeve të buta, dhe në të tilla dëmtime jepen vetëm 9 ditë raport. Ndryshe nga raporti i lëshuar nga mjeku roje ku citohet, frakturë e klavikulës dhe 4 javë raport.

Nisur nga këto pasaktësi, Fiks Fare i bëri një kërkesë zyrtarë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit në përgjigjen e saj thekson se “Për rastin e shtetasit Dionel Haspepa ju sqarojmë se akti i ekspertimit është kryer konform rregullave, pasi mjeku ligjor është bazuar në regjistrin e Traumës (regjistër i cili plotësohet nga mjeku përgjegjës i rojes së Spitalit të Traumes) ku nuk ka të dhëna të jetë shënuar për ndonjë frakturë. Gjithsesi personi i dëmtuar duhet t’i drejtohet prokurorisë për të zbardhur se pse nuk është shënuar diagnoza frakturë në regjistër dhe duhet të kërkojë riekspertim në organet kompetente për këtë rast. Lidhur me mosplotësimin e regjistrit dhe kartelës me një shkresë zyrtare Fiksi ju drejtua edhe Spitalit Ushtarak. Ky institucion pretendon se “Tekniku i radiografive ka vërejtur një frakturë pa zhvendosje të klavikulës dhe ka informuar mjekun ortoped, i cili nga rekomanduar trajtimin konservativ me fashaturë të thjeshtë për 4 javë”.

Sipas tyre mos pasqyrimi i saktë i të dhënave ka ardhur si pasojë e ngarkesës që mjekët dhe stafi kanë patur si pasojë e pandemisë. “Në kushtet e pazakonta të punës dhe ngarkesës që ka përballuar dhe vazhdon të përballojë Spitali i Traumës dhe personeli, prej më shumë se një viti , duke përballuar jo vetëm traumat e politraumat në nivel kombëtar, por edhe urgjencat e tjera kirurgjikale jotraumatike të të gjithë vendit, të cilat normalisht më parë trajtoheshin në Spitalin Nënë Tereza (për shkak të masave të përballimit të pandemisë Covid 19). Lodhja dhe ezaurimi fizik e mental i personelit është i pritshëm dhe i kuptueshëm nëse merret në konsideratë që dhjetori ka qene kulmi i pandemisë ” shkruhet në përgjigjen e Spitalit Ushtarak.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA