Antonela rrëfen se e dinte përfundimin e historisë me Atdheun/ Geljani: Do ndahet me Sarën pas 2 javësh!

20/05/2021 19:28

Në takimin e saj me Geljanin, Antonela ka treguar se zhgënjimin më të madh e ka pasur nga Mevlani gjatë gjithë rrugëtimit në Për’Puthen.

Ndërsa në studio komentoi edhe marrëdhënien me Atdheun duke thënë se e dinte cfarë do të ndodhte me të, pavarësisht se e mori rrezikun.

Antonela: Dihej rezultati me Atdheun, pavarësisht se u mor rreziku. E mora rrezikun dhe e prisja atë që do të ndodhte me Atdheun. Ia kam thënë në takim që zakonisht nuk bën t’i japësh një mundësi të dytë njerëzve, por jam bujare. Pëlqimi ishte, nuk mund ta mohoj.

Ndërsa Geljani është shprehur në takim me Antonelën se Sara dhe Atdheu thjesht po aktrojnë dhe për 2 javë pret ndarjen e tyre.

Geljani: E prisja ta bënin një gjë të tillë. Nuk kisha parë asnjëherë telenovelë të tillë. Ajo shkon me një person dhe thotë unë nuk bëra asgjë, e bëre ti. Bëri të veten, presim të ndahen pas 2 javësh. Nuk kam me kë dal aty.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA