Një 59-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, në Lezhë, dhe shkak dyshohet të jetë rrëzimi nga pema.
Viktima është identifikuar si Islam Taka.
Nuk dihet nëse ka qenë pakujdesia apo mungesa e kushteve të sigurisë, që ka mund të shkaktuar rrëzimin e të ndjerit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemësh dekorative, dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel