Vrasja e Mehmet Qemës nga loja me pistoletë, autori dhe shokët e tij dalin kokulur para gjykatës (Pamjet)

15/05/2021 11:19

Marius Dema, i riu që qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qema teksa po qëndronin në një lokal në lagjen “5 Maji” ka dalë ditën e sotme para gjykatës.

Ai dhe 4 shokët e tij që ishin të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë.

Marius Dema ka katër vepra penale, ku më e rënda është “vrasje me dashje”. Të gjithë shokët u shfaqën të penduar dhe të tronditur para gjykatës dhe prokurorisë.

Marius Dema ka deklaruar se Qemën e kishte si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht teksa po luante. Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.

Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.

Si ndodhi vrasja

Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.

Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin, që u gjet në zonën ku ndodhi vrasja, ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA