Vrasja e Mehmet Qemës, autori mbetet në burg/ Shokët e tjerë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, njëri prej tyre fiton lirinë

15/05/2021 13:25
Viktima, Mehmet Qema dhe momenti i vrasjes

Autori i vrasjes së Mehmet Qemës, Marius Dema dhe katër shokët e tij që ishin në vendin e ngjarjes kanë dalë sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjus Demën, 28-vjeçarin që qëlloi për vdekje Mehmet Qemën në lagjen “5 Maji”.

Erlin Pekës dhe Blerim Hotit iu caktua masa “detyrim paraqitje”, ndërsa Xhuliano Kocit “arrest në shtëpi”. I vetmi që fitoi lirinë ishte Frenkli Myftari, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema.

4 shokët e Marius Demës dhe Mehmet Qemës, të cilët ishin të pranishëm kur ndodhi vrasja, akuzohen për moskallëzim krimi dhe dolën kokulur para gjykatës.

Marius Dema deklaroi se Qemën e kishte si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht teksa po luante. Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.

Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.

FOTO GALERI
5/11
Stresi dhe Blerim Hoti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA