Covid-19/ Ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt në vjeshtë

15/05/2021 03:36

​Kriza e COVID-19 nuk duhet të deklarohet e mbaruar, ne mund të përjetojmë një valë të katërt në vjeshtë, paralajmëroi sot Hendrik Streek, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Bonit.

“Ne duhet të përdorim kohën që kemi deri atëherë për të përmirësuar strukturat dhe procedurat për t’u marrë me të”, tha Streek për revistën “Focus”.

Profesori 43-vjeçar beson se do të ishte shumë e dobishme të krijohej një “këshill pandemie” në nivelin federal për t’u marrë me pandeminë tjetër.

Streek bëri thirrje gjithashtu që “dixhitalizimi i autoriteteve shëndetësore dhe zgjerimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor të merren seriozisht: Ne kemi nevojë për t’i bërë këto profesione më tërheqëse, për të përmirësuar pagat e tyre dhe për të optimizuar arsimin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA