Kishës së fshatit L’kund në zonën e Mirditës, deri pak muaj më parë i dalloheshin me shumë vështirësi themelet, por sot falë banorëve të asaj zone kishës iu kthye ‘dinjiteti’ që meriton.

Familja e Nikoll Bushkolës e ndërtoi kishën nga e para, me themele më të forta, ndërsa, festa e Shekbuemit ishte më e veçantë këtë vit, pasi banorët e L’kundës në Selitë, përveçse në familjet e tyre e festuan edhe në kishën e re.

Ipeshkvi i Rreshenit, Gjergj Meta tha se çdo vit kishës nuk do ti mungojë mesha e lutja dhe do të krijohet një traditë për të shkuar e për tu lutur të gjithë së bashku.

Tashmë, banorët e fshatit do të kenë një motiv më shumë që të marrin familjen dhe të shkojnë për festë në trojet e të parëve.

Banorët e fshatrave të Mirditës as në kohën e komunizmit nuk i lanë pas ritet fetare, të cilat atëherë i kryenin në mënyrë të fshehtë.

Top Channel