Gega rikthehet te fëmijët/ Ish-trajneri kampion i Partizanit kthehet tek e ardhmja e futbollit

13/05/2021 12:28

Dy vite më parë Skënder Gega ishte në majën më të lartë të futbollit shqiptar pasi i riktheu pas shumë vitesh të kuqve titullin kampion dhe ajo kujtohet me nostalgji edhe sot prej tij i cili ka vendosur të bëj një tjetër gjë me karrierën e tij, apo sic thotë vetë, të rikthehet tek fëmijët si në vitin 1995.

Skënder Gega: Në vitin 1995 përpara se të largohesha për në Amerikë kam punuar me moshat dhe ka qenë një nga periudhat më të mira të jetës sime dhe më e dhimbshmja kur u largova sepse fëmijët të bëhen pjesë e jetës. Kështu kanë bërë edhe profesorët tanë me ne.

Gjithsesi Gega nuk e ndjen veten të pensionuar, pasi drejtimi i një skuadre të rriturish me të cilën të punojë ashtu si dy vite më parë me Partizanin kur doli kampion, i mungon.

Skënder Gega: Është provizore çdo gjë, nuk mund të them u largova apo do afrohem, këtë gjë e kam pas ëndërr dhe kam gjetur momentin e duhur. Ajo që ndodhi dy vite më parë është pjesë e historisë e kujtoj me nostalgji, nuk shkëputet e shkuara nga e ardhmja. Uroj që të përsëriten gjërat.

Sot luhet derbi i kryeqytetit dhe Gega mbetet i njëanshëm, pasi Partizani do të thotë shumë për të.

Skënder Gega: Të vjen keq që nuk ka tifoza, por derbi është derbi kudo të luhet sido të luhet fokusi mbetet tek këto dy skuadra të mëdha. Të fitojë ai që e meriton. Aty ka shumë lojtar kampion që janë rritur dhe i kanë dhënë bukuri kampionatit, megjithatë nuk duhet të harrojmë të respektojmë skuadrën tjetër se është po kaq e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA