“Nafta parashikohet të rritet, rikthyem bordin”, Rama nga Asambleja e PS: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit
21/03 22:20
Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e kësaj feste ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.
Top Channel