Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje Të hiqet ora policore për qytetarët ,por jo për baret dhe restorantet si dhe të hiqet detyrimi për maskat në ambientet e hapura.
Këto janë sugjerimet e epidemiologut Ilir Alimehmeti për komitetin ekspertëve të paktën për këtë periudhë ku shifrat e epidemisë covid 19 kanë rënë ndjeshëm .
Ndonëse kemi numër në rënie të të infektuarve ende kemi humbje jete ,por kjo i referohet të sëmurëve të para dy javëve .Por si do të jetë vera 2021 ?
Situata pritet të jetë më e mirë pasi tanimë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë rënë në kontakt me virusin dhe pas pak kohësh do të fillojë të ndihet edhe impakti i vaksinimit pasi deri më tani është fare i ulët përsa kohë kemi vetëm 170 mijë persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.
Top Channel