Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi dhe numër të ndryshëm pasurie nga prona për të cilin Prokuroria kërkoi sekuestrim

01/10/2026 13:51

Gjykata e Sarandës ka vendosur ditën e djeshme heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil.

Hoteli ishte përfshirë në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje, ndaj të cilit ishte kërkuar vendosja e sekuestros në kuadër të një procedimi penal.

Megjithatë, sipas arsyetimit të Gjykatës së Sarandës, hoteli disponon leje ndërtimi dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin.

Për këtë arsye, Gjykata vendosi heqjen e masës së sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel”.

Top Channel