Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë t mërkurë në Mallakastër, ku dyshohet se një 16vjeçare ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
E mitura është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Fierit, për tu dërguar më pas në Tiranë, ku ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
Fier/ Informacion paraprak
Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel