Vrau shokun e tij, shihni momentin kur Marius Dema largohet me makinën e policisë nga vendi ku ekzekutoi 27-vjeçarin (FOTOT)
11/05/2021 13:45
Marius Dema, 28-vjeç, është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema.
Dema është vetëdorëzuar në polici vetëm pak orë më parë, ndërsa autoritetet e kanë dërguar në vendin e krimit, ku ka ndihmuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Mësohet se i riu në dëshminë e tij të ketë thënë se e ka vrarë padashje shokun e tij, ndërsa edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja, Anila Hoxha, shihej që ai luante me armën dhe e drejton edhe nga Qema.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur Marius Dema largohet nga vendi i ngjarjes dhe po transportohet në polici.
Top Channel