Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg përjetë Robert Përpepajn, i riu i cili i mori jetën 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj.
Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Prokurorisë, e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë për të riun.
Robert Përpepaj, akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënoi atë me 23 vite burg.
Ndaj Përpepajt, Prokuroria ngriti akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçarja ka ndodhur në 26 dhejtor 2018. Asokohe u raportua se doleshentja, para të shtënave fatale, gjendej në një bar së bashku me të plagosurin Erjon Benga. Por pasi dolën nga lokali Robert Përpepaj i priste pranë automjetit që ishte parkuar buzë një trotuari.
Sapo mjeti tip Mercedes Benz ka nisur të lëvizë, në drejtim të tij është qëlluar disa herë me pistoletë. Plumbat janë qëlluar në anën e drejtuesit të mjetit, por një prej tyre fatkeqësisht kapi edhe pasagjeren 17-vjeçare.
Motivi i ngjarjes lidhej me një konflikt të ndodhur mes autorit dhe të plagosurit Benga, për ngacmimin e Griselda Gjikolës.
Top Channel