“Koha Jonë” do të ngjiste rrugën drejt suksesit përmes një interviste të gjatë të Frrok Çupit i cili në atë kohë krahasonte pushtetin e Berishës me diktaturën e Enver Hoxhës.

Ajo intervistë do të markonte dashurinë e publikut dhe domosdoshmërinë e tij për gazetën, por njëkohësisht do të përbetonte edhe pushtetin e Berishës që ta persekutonte “Koha Jonë” dhe gazetarët e saj.

“E gjithë intervista është me krahasimin akoma nuk kemi shtuar shpejtësitë, jemi në të njëjtën karrocë siç është edhe enverizmi, veçse ne kemi një gjë që ky karrocieri ynë I rri gjithmonë në krahë karrocës së Enverit me qëllim që ta rrahë me kamzhik dhe të bëhet I besueshëm. Sado ta rrahësh komunizmin e shkuar, mbetesh komunist përderisa je në të njëjtën rrugë, shpejtësi, etj. Madje ka demokratë sot e kësaj dite që e mbajnë mend. Edhe titulli ka qenë: E vërteta nuk e dëmton Demokracinë. Dhe u botua; 9 gusht. Gazeta dilte mezi 500 kopje në ditë. Ishte në një shtypshkronjë me plumb dhe nuk kishte kapacitet më shumë. Ajo u shit, u fotokopjua, kërkohej e kërkohej. Dhe shtypshkronja ka punuar një javë, pa nxjerrë numër gazete tjetër, një javë duke shtypur natë e ditë, se ishet kohë plazhi e shpërndahej Durrës, Vlorë, fshat, Ka shkuar 55 mijë kopje.”u shpreh Frok Çupi, Gazetar “Koha Jonë” 1993-1997

Pas kësaj interviste, si Frrok Çupi ashtu edhe gazeta “Koha Jonë” sëbashku me gazetarët e saj të rinj pa bërë ende të 30-at, u vunë në shenjestrën e pushtetit të Berishës.

Ky ishte fati i “Koha Jonë” që formësoi një grup karakteresh njerëzorë që bënin gazetari të angazhuar, intuitive, instiktive dhe me qëllimin e vetëm idealist për ta bërë realisht Shqipërinë si gjithë Europa, pasi ky slogan në gojën e një partie demokratike i kishte zhgënjyer.
“Ne ishim një grup gazetarësh të rinjsh që shkruanin te Rilindja Demokratike, RD e famshme e viteve 1991-1992 e cila u vyshk shpejtë dhe u bë një gazetë shumë partiake. Unë dhe disa miq kuptuam që atje skishte me vend për ne sepse filloi një lloj censuri që në fillim, në vitin 91-92 ne kërkuam një instrument tjetër për tu shprehur. Për tu shprehur dhe për të shkruar dhe rastësisht gjetëm “Koha Jonë”. “Koha Jonë” është një produkt importi, kishte ardhur nga Lezha, me një aventurier të dobishëm si Nikoll Lesi i cili e drejtonte në atë kohë. Ne na u duk një gjë më e lirë se ajo që kishim në filim.“Koha Jone” ishte nje eksperiment lirie dhe aventure, nje eksperiment që vinte nga Lezha por qe shume shpejte grumbulloi rreth vetes shume njerez qe donin te eksperimentonin me veten dhe qe kishin disa ambicje per te shkruar, ambicie lirie. Ishin nje grup kryesisht kritizerash, pra njerez që donin të shkruanin negativisht për qeverinë e kohës. Kështu filloi si një top bore i vogël “Koha Jone” pastaj u kthye në një ortek të madh deri në vitin 1997” u shpreh Ben Blushi, Kryeredaktor “Koha Jonë” 1996-1997

Edhe pse ata gazetarë hoqën mbi kurriz dhunë fizike e psikologjike, përndjekje, kërcënime e arrestime, nuk u ndalën.
“Dita te Koha Jonë ishte një ditë e jashtëzakonshme; fillonte me mbledhjen, dilnim secili në punën e vetë për të mbledhur lajme, kishim një mbledhje në drekë po ashtu për të raportuar çfarë kishim, uleshim shkruanim e mandej nuk iknim. Rrinim në redaksi ose te lokalet rreth e rrotull, prisnim të mbaronin të gjithë e shkonim siç ishim në një local për të diskutuar ngjarjet e ditës, lajmet e gazetës deri vonë. Rrethoheshim nga njerëz të SHIKUT të asaj kohe, nga militant që na provokonin, etj, etj.” u shpreh Enton Abileka, Kryeredaktor “Koha Jonë”1999-2001

Në faqet e saj do të lexoheshin tituj si “Berisha duart me gjak”! “Lamtumirë Vit i mbrapshtë”, “Me presh në shesh”, etj.
Mes gazetës dhe pushtetit të Berishës do të vazhdonte një luftë e ashpër dhe e hapur.

Në faqet e saj do të identifikoheshin emra si Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Armand Shkullaku, Ilir Babaramo, Mimoza Dervishi, Henri Çili, Andi Bushati, Martin Leka, Alfred Peza, Arian Çani, etj. Emra të cilët janë përfaqësues të medies në vend.

Top Channel