“Sa më shpejt të hapen negociatat”/ Këshilli i Bashkimit Europian thirrje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

11/05/2021 01:21

Këshilli i Bashkimit Europian u kërkon vendeve anëtarë të BE që të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve anëtare, përpara mbledhjes të së hënës të ministrave të jashtëm të BE, ku kërkohet që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile. Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka qenë nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende’’- thuhet në deklaratë.

Këshilli i BE konstaton se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndihet një sens i zhgënjimit të thellë në procesin e zgjerimit. Një prej faktorëve është mungesa e vendimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA