Masa të rrepta janë marrë ndaj Presidentit të klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit si dhe Ramadan Ndreut pas sherrit dhe dhunës në ndeshjen Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Kujtojmë se më herët Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Alban Voglin, President i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit, pas arrestimit,.
Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë.
Vendimet
Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
3. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Top Channel