Në Top Talk, gazetari i News 24 në Vlorë, Enrik Mehmeti, pohoi se kishte aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje.

I pyetur nëse kishte kërcënime konkrete ai u shpreh se “të jetosh në një qytet si Vlora, duhet të marrësh disa masa”.
Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje. Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë. të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”, u shpreh gazetari, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime, për shkak të detyrës.

Top Channel