E kaluara e një fshati me histori të lashtë, sot stacion turistik vlerash në Maqellarë të Dibrës/ Aty ku Thrakët mendohet se qenë të parët

10/05/2021 22:00

E kanë quajtur ballkoni i Maqellarës, Kërçishtin e Epërm.

Një fshat plot vlera, me një bukuri të madhe dhe njerëz që të mbeten në mendje. Që të shtrojnë përpara një pjatë grosh, kur u hyn papritur në jetë dhe kupton se dashuria ushqehet dhe me kaq.

50 shtëpi jetojnë lart, në këmbët e malit të Kërçinit prej nga turistë të shumtë bëjnë ngjitje të shumta fundjavës. Numërohen pesë kisha këtu. Njëra më e bukur se tjetra. Njëra më e vjetër se tjetra. “Shën Sotiri” është ndërtuar më 1270.

Mendohet se këtu kanë jetuar “Thrakët”, dëshmi janë kishat. Kjo popullsi e konsiderueshme që përfshin gjysmēn e Maqedonisë dhe Rumaninë në qendrën urbane më të madhe në Dibër ka qenë e populluar me ta.

Peisazhet që sheh janë fantastike. Gjithçka ka çelur dhe procesi mbjelljeve ka filluar. Ilnisa Agolli, na çon në zemër të Dibrës dhe na rrëfen gjithçka se si kalohet një ditë e bukur aty. Një ditë e gjallë!

Njerëzit nuk e njohin lodhjen dhe historitë që ndajnë me ne, janë plot kontraste jete. Si për të na dhënë një mesazh të madh: Duhet të jemi të ngjashëm për të vlerësuar dhe kuptuar njëri-tjetrin.

A nuk janë uljet dhe ngritjet e jetës si droja dhe guximi, sakrifica dhe bujaria, lodhja dhe durimi. Dhe a nuk janë këto arsyet e forta që shpesh ne, qytetarët na bëjnë të përulemi para fshatarëve dhe tokave të tyre sikundër qiriut brenda një kishe?

Shihni videon e plotë :

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA