Rritet numri i familjeve për kredi/ Kërkesa për blerje dhe riparime prone, por edhe zhvillim biznesi

09/05/2021 19:47

Familjet që kanë kredi për të paguar janë rritur në gjashtëmujorin e dytë të 2020-ës, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë.

Ky tregues vjen me 1% rritje nga periudha paraardhëse, me treçerekun e parave të marra nga burime zyrtare si banka dhe institucione financiare.

Sipas qëllimit të përdorimit të huasë, rezulton se rreth 33% e saj është përdorur për blerjen ose riparimin e një prone, 39% është përdorur për zhvillimin e një biznesi dhe 6% për qëllime konsumi, ku pesha e këtyre dy të fundit ka rezultuar me rritje nga periudha e mëparshme.

COVID-19 ka ndikuar ndjeshëm në familjet shqiptare, me bilancin e shpenzimeve që është rritur në gjashtëmujorin e dytë thekson raporti, si edhe me një rritje të konsiderueshëm të kredisë për shpenzime shëndetësore.

Rreth 69% e familjeve tregojnë në raport se pagesa e huasë zë më pak se 30% e të ardhurave mujore. Nga ana tjetër, rreth 1 e treta e familjeve deklarojnë se kjo pagesë e tejkalon këtë përqindje.

3 nga 10 familje shprehen se në muajt e parë të 2021 do përkeqësohet gjendja e tyre financiare për të paguar kredinë, ndërkohë shume prej tyre presin qe te marrin me shume borxh gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Nga ana tjetër, gjatë periudhës është vënë re një rritje e rasteve të raportuara të mbajtjes në kursimeve në formë cash-i, jashtë bankave, në grupin e familjeve huamarrëse.

Top Channel