Koronavirusi “prek dhe vampirët”, Kështjella e Drakulës bëhet qendër vaksinimi

09/05/2021 12:17

Kështjella Bran në Rumani, e njohur ndryshe si kështjella e Drakulës, është kthyer në një qendër vaksinimi anti-covid-19 për udhëtarët, duke bashkuar kështu në një atraksiononin turistik dhe nevojat praktike, siç po ndodh edhe në pjesë të tjera të botes.

Përfaqësuesi i kështjellës rumune, e cila mori famë në mbarë sidomos prej romanit horror gotik  të Bram Stoker, njoftoi se kush do të zgjedhë të vaksinohet atje, do të marrë një certifikatë imunizimi të Kështjellës Bran, e do të përfitojë hyrjen falas në sallën e instrumenteve mesjetare të torturës.

E përditshmja rumune Libertatea sqaroi se vaksina e përdorur për turistët e kështjellës, do të jetë ajo e prodhuar nga Pfizer dhe Biontech.

Sipas gazetës, nuk do të ketë nevojë që vizitorët të regjistrohen paraprakisht për vaksinim, por do ta marrin dozën aty për aty. Plani fillestar është që qendra të qëndrojë e hapur vetëm gjatë fundjavave për një muaj, por nuk përjashtohet mundësia që kjo periudhë të zgjatet deri në tre muaj.

Top Channel