Ky është artisti madh bën gjëra që i ngelin njerëzimit përgjithmonë dhe nuk i bën dot njeri tjetër.
Miqtë e Maks Velos e kujtuan artistin në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Një vit pa artistin e jashtëzakonshëm, Maks Velo, që një artist postmodernist në kohën e Shqipërisë komuniste, ai kërkoi të ndiqte frymëzimin në kohën e artit të komanduar. Liria e mendimit, për 10 vite e çoi atë në burgun e tmerrit, në Spaç.
“Maksi ka qenë një mik i vyer. Sot, një vit më pas jam i bindur për këtë”, thotë arkitekti Ilir Voçi.
Çfarë ju ka dhënë Maks Velo si pedagog, si arkitekt, si artist dhe si qytetar?
Frymëzim. Maksi ka qenë një njeri i plotësuar. Natyrisht pati dhe ai pengjet e tij. Çfarë pengjesh? Pengjet e lirisë ka pas Maksi. Pra, ai ishte një njeri i lirë në një shoqëri dhe botë jo të lirë. Si i tillë ka krijuar pengje.
Maks Velo, artist, publicist, piktor, skulptor dhe arkitekt kërkonte të thotë të vërtetat e patrukuara.
Maks Velo erdhi i modernist, është artisti i cili simbolizon mbijetesën në diktaturë. Pas viteve ‘90 ai u bë zëri i kulturës shqiptare. Jo vetëm për artet figurative por edhe përsa i përket arkitekturës, historisë së artit, letërsisë urbanistikës dhe shoqërisë civile.
Vepra e Maks Velos do të jetë aty në Galerinë Kombëtare të Arteve, për të pritur njerëzit e lirë si ai.
“Unë kam pas mundësi dhe privilegjin t’i dedikoj ekspozitën e fundit të jetës së vete. pra një retrospektivë në Galerinë Kombëtare të Artit. Në përfundimin e kësaj ekspozitë i ka dhuruar Galerisë Kombëtare të Arteve 53 vepra“, shprehet Artan Shkreli.
Top Channel