Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tregon se cilat janë shkeljet e Presidentit, që do të hetohen pas kërkesës së deputetëve për shkarkimin e tij.

Sipas Manjës, kjo procedurë hetimore është plotësisht legjitime. “Jam i bindur që komisioni i ligjeve ka respektuar gërmë për gërmë kushtetutën për rregulloren e kuvendit”.

Ai liston shkeljet e Presidentit. “Neni 4 i kushtetutës të Republikës së Shqipërisë: Parimi i shtetit të së drejtës. Çdo institucion duhet të veprojë në përputhje me kompetencat që i jep ligji dhe ku padiskutim supremacinë e ka kushtetuta.

Presidenti nxjerr dekrete, i drejtohet kuvendit me mesazhe. Kjo sjellje nuk kufizohet thjeshte te nxjerrja e dekreteve, por edhe sjellja e Presidentit në daljet publike, takimet me të huajt, deklaratat që mban, duhet të jenë brenda kësaj sjelljeje normale kushtetuese, që merr në konsideratë parimin e shtetit të së drejtës”.

Manja shton se Meta është treguar emocional dhe kjo ka ndikuar te funksionimi i institucioneve. “Presidenti, si kryetar i shtetit ka institucionet nëse i ka pasur ato informacione. Nëse këto informacione i ka për shkak të detyrës, duhet t’ia adresojë agjencisë ligjzbatuese.
Presidenti duhet të jetë brenda një logjike kushtetuese, edhe kur i drejtohet institucioneve kushtetuese.

Presidentit të Republikës nuk i lejohet të jetë emotiv. Sepse duke kërcënuar dhe intimiduar institucionet, të cilat janë të pavarura, që në rastin konkret janë prokuroria dhe gjykata, i ‘tulat’, i nxjerr nga misioni i tyre kushtetues dhe ligjor”.

Top Channel