Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi tha se nëse BE has në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, do të ecin para me Shqipërinë.

Ky reagim i Komisionerit vjen në një kohë nga problemet që Shkupi po has me Sofjen për çështje të karakterit historik, dhe kjo mund të bëjë që BE të vendosë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë.

Duke u kthyer nga udhëtimi i tij në Ballkanin Perëndimor, komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi tha: nëse BE has në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, do të shihet mundësia nëse ata mund të ecin përpara në zgjerimin vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion – tha ai.

Kujtojmë se deri më tani vendet e BE kanë mbajtur qëndrimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë hapat njëkohësisht në procesin e integrimit në BE.

Top Channel