“Basha të bëjë zgjedhje të lira në PD”/ Agron Duka: Për humbjen mos gjejmë justifikime, gabimet t’i shikojmë te vetja

06/05/2021 19:51

Thirrjeve për të pranuar humbjen dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në Partinë Demokratike iu bashkua edhe Agron Duka.

Agron Duka: Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet në Partinë Demokratike. Zgjedhje të lira, zgjedhje reale. Duhet të bashkohet që të gjithë demokratët edhe të zgjedhin lidershipin e ri. Nëse rifititon, le t’i rifitojë. Kurse kështu unë kam frikë që i shtojmë jetën mazhorancës.

Rruga e ndjekur jashtë institucioneve duket se i kanë kushtuar shtrenjtë opozitarëve, të cilët i njohin vetes dy gabimet kryesore.

“Në takimet që kemi bërë me PD na është thënë se s’do e njohim ndarjen administrative. U njoh ndarja, hymë në zgjedhje humbëm, gabimi i parëe. Gabimi i dytë ishte djegia e mandateve”.

Nga studio e Top Tolk e Denis Dyrnjasë, Duka i kërkoi Bashës që arsyet e humbjes t’i kerkoje tek vetja dhe te mos humbe kohe ne gjetjen e justifikiemve.

AGRON DUKA—Unë po them është faji jonë pra të mos e kërkojmë tek ajo që gjykohet blerja e votës. Të shikojë dhe korrektojë të gjithë gabimet që ka bërë . Duhet të bëjë këtë analizë. Jo të harxhojmë muaj dhe muaj deri shtator e njoh Parlamentin se njeh Parlamentin , i njeh zgjedhjet si njeh zgjedhjet, do hyjmë në Parlament s’do hyjmë në Parlament.

Agron Duka është i vetmi aleat opozitat, i cili zyrtarisht ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundërshtarin politik për fitoren.

Top Channel