Sondazhi global: SHBA, kërcënim më i madh për demokracinë sesa Rusia apo Kina (fotot)

05/05/2021 17:49

Besimi te demokracia mbetet i lartë në 53 vendet e ankimuara, por pabarazia dhe kompanitë gjigande të teknologjisë konsiderohen si kërcënime serioze.

Uashingtoni duket se ka ende një betejë të vështirë për ta paraqitur veten si mbrojtëse të demokracisë botërore, sipas një sondazhi të ri, i cili tregoi së në të gjithë botën SHBA konsiderohet si kërcënimi më i madh ndaj verdiktit të lirë popullor, madje edhe më shumë se Rusia e Kina, shkruan The Guardian.

Sondazhi zbuloi se mbështetja për demokracinë mbetet e lartë edhe pse qytetarët e vendeve demokratike japin vlerësime më të ulëta për menaxhimin e krizës së pandemisë nga qeveritë e tyre.

Pabarazia shihet si kërcënimi kryesor ndaj demokracisë globale ndërsa në SHBA, të tilla konsideroheshin kompanitë gjigande që kontrollojnë rrjetet sociale.

Sonadazhi i porositur nga ‘Fondacioni Aleanca e Demokracive’ solli rezultatet e ankimimit të 50,000 njerëzve nga 53 vende.

Rezultatet janë një “lexim i vështirë” për ministrat e jashtëm të G7 të cilët po mbajnë ditën e fundit të konsultimeve në Londër, ku kanë pranuar kolektivisht rolin e ngritjes lart të vlerave demokratike përkundër atyre autokratike.

 

Sondazhi u krye nga kompania ‘Latana’ nga muaji shkurt deri në prill, kështu që mund të kenë pjesë edhe nga mbetjet e teorive nacionaliste të Donald Trump “America first”.

Në pranverën e vitit 2020 njerëzit si në vendet demokratike dhe në ato më pak demokratike, shpreheshin njëlloj të kënaqur me reagimin e qeverive të tyre ndaj krizës së pandemisë  (rreth 70%), ndërsa një vit më vonë kjo kishte rënë në 65% në vendet demokratike, dhe 51% në vendet më pak demokratike. Në Evropë shifra qëndronte në një mesatare prej 45%.

Interesante është se rreth gjysma e pjesëmarrësve (44%) në 53 vendet e survejuara, shqetësoheshin se SHBA kërcënon demokracinë në vendin e tyre, ndërsa për të njëjtin shqetësim, kërcënimi nga influenca kineze qëndronte nga 38%, kurse nga ajo ruse në 28%.

Zbulimet mund të reflektojnë fuqinë e SHBA në tërësi, por gjithsesi tregonin se as Uashingtoni dhe as G7 nuk mund të marrin rolin e protektorëve të demokracisë në botë.

Prej vitit të kaluar preceptimi i SHBA si një kërcënim për demokracitë në botë është rritur konsiderueshëm, me rritjen më të madhe të shënuar në Gjermani dhe në Kinë.

Studimi tregon se 81% e njerëzve të botës besojnë se demokracia është e rëndësishme për vendin e tyre, ndërsa vetëm 53% thanë se kanë demokraci në vendin e tyre edhe në vende që pretendojnë se janë demokratike.

Në të gjitha vendet e survejuara përveç Arabisë Saudite dhe Egjiptit, kufizimi i fjalës së lirë shihej si kërcënimi kryesor i demokracisë, pas pabarazisë ekonomike.

Gjysma e të anketuarve (48%) thanë se pushteti i kompanive të mëdha teknologjike, përkundër thjesht mediave sociale, ishte kërcënimi më i madh për demokracinë në vendin e tyre. Më të shqetësuar për këtë ishin amerikanët (62%), por ndërgjegjësimi është në rritje edhe në vende të tjera, çka është reflektuar me kërkesa për më shumë kontroll ndaj mediave sociale.

FOTO GALERI
2/3
Madje edhe më shumë se Rusia e Kina

Top Channel