Dritan Abazoviç i prerë: S’ka drejtësi në Mal të Zi derisa një gjykatës të përfundojë në burg

05/05/2021 21:09

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se nuk ka drejtësi në këtë shtet nëse të paktën një gjykatës të përfundojë në burg “Nuk do të ketë drejtësi në Malin e Zi derisa të paktën një gjyqtar dhe një prokuror të përfundojnë në burg”, tha Abazoviç.

Ai mendon gjithashtu se disa politikanë duhet të përfundojnë në burg. Para Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Abazoviç foli për pretendimet që ai kishte bërë më parë në media, në lidhje me lidhjen midis krimit të organizuar, gjyqësorit dhe medias.

Iniciativa për dëgjimin e kontrollit të Abazoviç u iniciua nga deputeti i Lëvizjes për Ndryshime, Vladan Raiçeviç, i cili beson se është e nevojshme të identifikohen qartë problemet dhe t’i përkushtohet luftës kundër krimit të organizuar, sepse ky është një problem i njohur nga partnerë ndërkombëtarë.

Abazoviç tha se e konsideron shumë të rëndësishme diskutimin e këtyre temave, duke përsëritur se qëndron fort pas fjalëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA