Prania e qindra anijeve kineze brenda zonës ekskluzive ekonomike prej 200 miljes të Filipineve, ka bërë që të shpërthejë “një luftë verbale” mes dy vendeve.
Ministrin e jashtëm Filipinas Teodoro Locsin duket nuk e mbajtën më nervat, dhe duke harruar krejtësisht pozicionin e tij, i dërgoi Pekinit me mesazh të mbushur me fjalë ofenduese. Ambasada e Kinës në Manila nuk ka komentuar ende mbi incidentin. Zyrtarët kinezë më herët janë shprehur se anijet që ndodhen pranë barrierës koralore Whitsun janë sipas tyre thjesht peshkarexha që kërkojnë të mbrohen nga deti i trazuar.
Një zëdhënëse e DASH I cituar nga CNN përsëriti qëndrimin e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të aleatit të tyre, Filipineve përballë presionit ushtarak detar që po ushtron Pekini në Detin e Kinës Jugore.
“Siç e kemi deklaruar dhe më parë, një sulm i armatosur kundër forcave të armatosura filipinase, anijeve apo avionëve të tyre në Paqësor, përfshirë këtu dhe zonën e Detit të Kinës Jugore, do të na detyrojë të respektojmë detyrimet tona që burojnë nga Traktati i përbashkët i mbrojtjes mes SHBA-së dhe Filipineve”, tha zëdhënësja.
Kina e pretendon si të sajin thuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, ku kryhet çdo vit përmes anijeve një tregti prej 3 trilionë dollarësh. Në 2016-tën, një gjykatë e arbitrazhit në Hagë doli me vendimin se pretendimet e Kinës nuk përputheshin me ligjin ndërkombëtar.
Top Channel