Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja në selinë blu e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë që nuk siguruan dot votat për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë dhe atyre që do të bëhen pjesë e tij në shtator.
Ndërsa vëmendja e gazetarëve ishte përqendruar tek fakti se çfarë është diskutuar në selinë blu, fotografët kanë mundur të kapin çastet e para kur kandidatët po futeshin në mbledhje. Sikurse shihet pavarësisht humbjes ata duken të buzëqeshur dhe gati për të nisur betejën e opozitës.
Kujtojmë se Partia Demokratike nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit ku mundi të merrte vetëm 59 mandate. Ata flasin për masakër elektorale me organizues treshen Doshi-Rama-Rakipi.
Shihni fotot më poshtë:
Top Channel