“Ramë në pritë në Borsh”/ Stillo Papadhima, shqiptari i fundit që i mbijetoi kampeve naziste rrëfen në Exclusive se si u dërgua në Gjermani: Na jepnin 60 gram bukë në ditë
Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak më parë.
“Top Channel” mëson se Gacek do të takohet me kreun e demokratëve, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu.
Vetë Gacek disa ditë më parë e konsideroi problem shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.
Kujtojmë se pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike, Basha nuk i njohur ato dhe i cilësoi si masakër elektorale duke paralajmëruar se do të përgatisë edhe dosjen me prova për të faktuar këtë pretendim.
Kujtojmë gjithashtu se zëra brenda kësaj partie kanë kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, por nuk dihet ende nëse kjo do të jetë pjesë e diskutimit të tyre.
Top Channel