Për herë te dytë grekët përgatiten për te pritur mesazhin shpresëdhënës te Ringjalljes se Krishtit duke përjetuar përsëri Meshat e Javës së Shenjtë dhe një Pashkë ndryshe, në kohën që presin çlirimin nga prangat e pandemisë.

Ndërsa vitin e kaluar kishat kanë qenë te mbyllura për besimtarët, sivjet rituali i epitafit gjatë ditës se premte është kryer nën masat antiCovid dhe qytetarët kanë respektuar rregullat e vendosura si distanca fizike, maskat dhe numri i vogël i njerëzve qe duhet te hyjnë brenda.

At Evgenios Karatzas: Ne të gjithë kryejmë teste antikovid çdo ditë në mënyrë që besimtarët të vijnë dhe të marrin pjesë në liturgji me nderim dhe në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore.

Mesha e ringjalljes per shkak te masave kufizuese do të mbahet në orën 21 te mbrëmjes, ndërsa shumica e besimtarëve festojnë përsëri brenda shtëpisë edhe këtë vit, pasi ndalohet dalja nga qytetet e mëdha, ndërsa restorantet dhe baret vazhdojnë te jenë te mbyllura te paktën edhe për disa ditë.

Ditët e fundit ne Greqi ka filluar vaksinimin edhe për grupmoshat e tjera nga 30-49 vjec me katër lloj vaksinash, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe nga e mërkura edhe me J&J. Greqia numëron mbi 3 mln te vaksinuar me një dozë dhe gati 950.000 edhe me dozën e dytë. Sipas planit te qeverisë priten 2.5 mln vaksinime ne maj dhe mbi 4 mln në qershor.

Michalis Polychronidis: Si kudo tjetër në botë, po presim të shohim se çfarë do të ndodhë me vaksinat. Besoj se duhet qe gjithë njerëzit të vaksinohen, vetëm atëherë do të gjejmë shpëtimin.

Megjithëse ka përjetuar një nga lockdown-et me te gjata ne Europe, përsëri ne Greqi shifrat janë shqetësuese. Ne 24 orët e fundit janë regjistruar 66 humbje jete dhe ne total nga fillimi i pandemisë, 10381. Gjithashtu edhe infektimet ditore janë ende mbi 2000, ndërsa edhe numri i te intubuarve vazhdon te jetë përsëri mbi 800 pacientë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA