Djali me sëmundje të lëkurës urrente pamjen e tij derisa gjeti qenin “binjak” (fotot)

01/05/2021 21:43

8-vjeçari Carter Blanchard, është një djalë shumë i veçantë që vuan nga një gjendje e rrallë e lëkurës e quajtur ‘vitiligo’.

Gjendja e tij i sjell shqetësime fizike dhe ai urrente pamjen e fytyrës derisa me ne fund gjeti një shok shumë të veçantë që kishte të njëjtën gjendje si ai.

“Fytyra e tij po transformohej shumë shpejt,” tha nëna e tij Stephanie Adcock nga Arkansas, SHBA. “Gjëja e parë që më thoshte kur hipte në makinë është se urrente fytyrën dhe pamjen e tij.

Prandaj nëna e tij lutej për një mrekulli që t’i mësonte djalit të vlerësonte pamjen e tij unike, dhe kjo erdhi në fakt në formën e një qeni të zi të racës ‘labrador’ të quajtur Rowdy, te cilin nena e djalit e gjeti nga fama ne internet.

Rowdy ka të njëjtën gjendje lëkure si Carter e cila në fakt e ka bërë të famshëm në internet për pullat e bardha te sytë, me të cilat i ngjan një ariu panda.
Kështu që nëna e djalit e njohu qenin e famshëm dhe organizoi një takim mes të birit dhe atij.

Pronarja e qenit Niki Umbenhower, tregonte me pas: ”Kur Rowdy u takua me Carter, ishte një moment magjik, praj atëherë Carter ka më shumë besim te vetja dhe te pamja e tij.

Ai ka mësuar ta pranojë gjendjen e tij unike. Qeni Rowdy i bën të rriturit dhe fëmijët të pranojnë diversitetin e tyre. Unë jam e mrekulluar me atë që arritën”.

FOTO GALERI
3/8
Mrekullia erdhi në fakt në formën e një qeni të zi të racës ‘labrador’ të quajtur Rowdy

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA