Mori mandatin e deputetit në Gjirokastër/ Bledi Çuçi falënderon të rinjtë: Fitorja e 25 prillit nuk do kishte qenë kaq historike pa ju

30/04/2021 10:56

Deputeti, i konfirmuar tashmë për parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Bledi Çuçi ka falënderuar të gjithë të rinjtë që e mbështetën në fushatën zgjedhore.

Në një shënim në facebook, teksa poston edhe disa foto nga fushata, Çuçi shkruan se pa ta fitorja nuk do të kishte qenë aq e lehtë, e bukur, historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes.

“Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes. Faleminderit me zemër!” shkruan Çuçi.

Kujtojmë se Çuçi kandidonte për deputet në qarkun e Gjirokastrës dhe ka arritur të sigurojë 11932 vota, praktikisht deputeti me numrin më të lartë të votave në këtë qark.

PS në Gjirokastër mori tre mandate, ku e para në listë, por me më pak vota se dy kandidatët tjerë është Mirela Kumbaro, pas saj i dyti në listë vjen Laert Duraj me 429 vota dhe i treti ishte i renditur Bledi Çuçi me 11932 vota.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA