Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës në qytetin e Shkodrës.
Margariti i bëri thirrje shkodranëve që të distancohen dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë për vënien e përgjegjësve para ligjit.
Ajo shtoi se pasuria e përbashkët e kësaj kurore të Shkodrës që kurrë nuk ishte dukur më bukur u dëmtua nga persona të papërgjegjshëm, të cilët nuk janë identifikuar ende.
Margariti: E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër!
Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët.
Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!
Top Channel