Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 18°C dhe në zonat e ulëta nga 11°C në 22°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA