Këngëtarja lesbike e grupit rus Tatu kandidon si deputete me partinë e Putin (fotot)

29/04/2021 16:26

Këngëtarja e ish-grupit skandaloz të dy vajzave ruse“Tatu”, Yulia Volkova ka hedhur kandidaturën për deputete duke hequr dorë nga muzika ‘pop’ në favor të politikës.

Ish-anëtarja e dyshes së vajzave homoseksuale, ose siç pretendonin se ishin në muzikën e tyre, do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, duke u zotuar se ‘do të mundë të gjithë rivalët e Vladimir Putin’.

Ajo ka marrë tashmë mbështetjen nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar.

“Kam bërë hapin e parë,” tha ajo, duke refuzuar të përgjigjet për idetë e saj politike apo pikëpamjet personale.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë ajo dhe kolegia e grupit Lena Katina shkaktuan sensacion kur hynë furishëm në skenën muzikore botërore me grupin Tatu.

Shumica e sensacionit të tyre ishin imazhet dhe prekjet erotike me njëra-tjetrën, teksa mbanin veshur uniforma shkolle.

Në kulmin e karrierës së tyre Volkova e Katina, të dyja tashmë 36 vjeçe, sfiduan kritikët duke arritur në majat e listave të këngëve më të dëgjuara në Perëndim, përveçse në Rusi.

Sergei Perminov, sekretari i këshillit të partisë Rusia e Bashkuar, konformoi se Volkova është regjistruar për zgjedhjet paraprake të kandidatëve.

“Ne jemi një parti e hapur dhe i ftojmë të gjithë të marrin pjesë në procesin e selektimit”.

Partitë pro-Putin në Rusi po përpiqen të rekrutojnë fytyra të reja kandidatësh.

Pas ndarjes ë grupit në 2011, Volkova nisi një karrierë solo si aktore e këngëtare.

Dy vjet më parë ajo ishte në faqet e para të gazetave për një operacion plastik që i ndryshoi fytyrën duke e bërë “më të frikshme”.

Megjithse Tatu konsiderohej si një fenomen i rremë lesbikesh, Volkova sugjeron se ka qenë gjithmonë “biseksuale”.

“Më pëlqejnë djemtë edhe vajzat,” thotë ajo.

“Edhe burri im aktual Volodya, i ulur para meje, i di historitë e mia me vajza”.

FOTO GALERI
5/7
Koha kur ishte me grupin komercial 'pop' Tatu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA