Irani regjistron 385 viktima të reja nga COVID-19

29/04/2021 16:32

Në Iran gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën 385 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 71.351.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të njëjtën periudhë, infeksioni u konfirmua tek 19.899 persona të tjerë, nga të cilët 3.053 u shtruan në spitale.

Në deklaratë thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 2.479.805.

Janë 5.367 persona në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa janë shëruar 1.938.064 persona që janë diagnostikuar më parë me COVID-19.

Në Iran, që ka një popullsi prej rreth 83 milionë banorëve, janë kryer 15.692.870 testime ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 204.126 persona.

Irani këtë javë regjistroi numër rekord të viktimave dhe rasteve me COVID-19 ndërsa nga administrata e varrezave më të mëdha në Teheran theksuan se skenat janë një katastrofë e vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA