Kritikët e ligjit të vitit 2020 ne Zvicër që lejonte martesat e të njëjtit seks, kanë mbledhur 61,027 firma për të bërë që kjo të konfirmohet me votë kombëtare.
Zvicra do të mbajë referendum nëse do të mbajë në fuqi ligjin e lejimit të martesave të të njëjtit seks pasi kundërshtarët e tij kanë mbledhur firmat e mjaftueshme për një tjetër provë.
Ligji u kalua nga parlamenti zvicerjan dhjetorin e kaluar, disa vjet pas aprovimit në shumicën e vendeve të BE.
Dje kanceleria shtetërore e vendit njoftoi mbledhjen e firmave të mjaftueshme në favor të votës kombëtare.
Sipas sistemit zvicerjan të demokracisë direkte për çështjet publike, vota popullore mund të ndalojë ligjet e aprovuara në parlament nëse mblidhen 50,000 firma të vlefshme, brenda 100 ditëve nga publikimi i ligjit.
Kanceleria federale do të mblidhet në maj për caktimin e datës se votes plebishitare, që pritet të organizohet në shtator. Në Zvicër, qytetarëve u dërgohen zarfe me fletë votimi dhe informacionin përkatës, rreth katër herë në vit për çështje të ndryshme.
Nxitja për referendumin e martesave të të njëjtit seks erdhi nga disa parti vendase që argumentojnë se martesat e të njëjtit seks janë ‘të rreme’ pasi lidhja natyrale e përjetshme bëhet vetëm mes një burri e një gruaje.
Ligji i dhjetorit i jepte çifteve lesbike të drejtën për donacione sperme që i hapte rrugë pyetjeve të paqarta si: “Çfarë vjen pas kësaj?”, thuhet në fushatën e referendumit.
Top Channel