Ministrja e Jashtme e Suedisë, njëherësh kryetarja në detyrë e OSBE-së uron Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Linde thekson më tej se është në pritje të bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm.
“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE”, shkruan Linde në twitter.
Kujtojmë se Linde, mori drejtimin e OSBE që nga 1 Janari 2021, detyrë që më parë e kishte kryeministri Edi Rama. Një kryesim frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, kështu e ka cilësuar Linde më parë, drejtimin një vjeçar të OSBE-së nga Kryeministri.
Top Channel